Shpat Kasapi ishte i ftuar për herë të parë në një intervistë me partneren e tij, Selvijen në emisionin “Roped With Olsi”. Çifti treguan detaje të shumta nga lidhja e tyre, që nga njohja e deri tek planet për fëmijë.
Selvija rrëfeu se me Shpatin është njohur për herë të parë kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.
Gjithashtu ajo foli edhe për marrëdhënien që ka me nënën e Shpatit. Selvija tha se vjehrrën e ka si shoqe të ngushtë dhe se ajo e ka ndihmuar shumë në lidhjen me këngëtarin.
“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tregoi Selvija.