JLo është përmalluar për koncertet.
Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ashtu sikurse artistët e tjerë, tash e një vit janë shkëputur nga angazhimet në muzikë, për shkak të pandemisë.
Së fundi, JLo është kthyer prapa në kohë duke kujtur një moment nga turneu i saj, ku shihet duke kënduar plot energji në skenë.
“Më mungojnë mbrëmjet tona bashkë!!”, ka shkruar artistja, e cila ndau foto nga turneu i saj dhe thotë se ka fansat më të mirë.
Gjatë periudhës së pandemisë, JLo është fokusuar në biznesin e saj me produkte për lëkurën, duke nxjerrë në treg produkte të reja.
Asaj i janë prishur plane edhe rreth jetës private, ngase kishte në plan të martohej vitin që e lamë pas.