Partnerja e Stresit, Keisi, është sot vajza e ditëlindjes dhe këtë na e tregoi vetë në llogarinë e saj në Instagram.
Familjarët e kanë surprizuar Keisin sapo ka hyrë data 11, me një tortë ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen” bashkëngjitur me shifrën e moshës së saj.
Megjithëse ne s’na duket aspak kështu, Keisi ka nisur ta ndjejë veten “të moshuar” pasi ka mbushur sot 25 vjeç.
“Jam zyrtarisht e moshuar”- shkroi partnerja e reperit krahas fotos, duke e shoqëruar me emojin e një gjysheje.
Nuk e dimë nëse Stresi e ka uruar apo jo partneren e tij në privat, mirëpo s’pamë asnjë urim në publik.
Teksa Keisi feston sot ditën e veçantë të lindjes në Kanada, Stresi vazhdon normalisht aktivitetet e ditës së tij në Shqipëri dhe në fakt s’dihet ç’po ndodh mes tyre.
Ata e kaluan gjithashtu Vitin e Ri të ndarë, teksa na shkrinë zemrat me urimet e tyre të ndjera për njëri-tjetrin.
I pari ishte reperi ai që postoi një foto me Keisin ku shkruante se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve bashkë, por i uronte asaj më të mirat e botës!
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”