Pas infektimit, blogerja shqiptare zbulon ‘recetën’ kundër Covid

Mediale Vip

Pas infektimit, blogerja shqiptare zbulon ‘recetën’ kundër Covid

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:42
Çenkuela Hasa

Covid 19 nuk i ka shpëtuar as Çenkuela Hasa, moderatorja e emisionit FitStation dhe blogerja e cila promovon çdo ditë jetën e shëndetshme. Tashmë e karantinuar prej ditësh në shtëpi ajo nuk ka munguar as në këto ditë për të ndarë me ndjekësit e saj këshilla përsa i përket ushqyerjes në ditë kur jemi të prekur nga koronavirusi.

"Nuk ekziston një lloji ushqimi i cili na ndihmon të largojmë një sëmundje të caktuar, plus Covid 19 ka shumë pak kohë që është shfaqur dhe për këtë nuk ka studime për të dalë në përfundime përsa i përket ushqyerjes kur jemi me koronavirus.

Sigurisht personalisht po mundohem të ushqehem këto kohë me perime dhe fruta, mjaltë, çajra dhe supëra me lëng mishi. Jam orientuar te ushqimet që na ndihmojnë të forcojmë imunitetin, pasi një imunitet i fortë përballon më lehtë çdo lloji sëmundje apo komplikacioni. Momentalisht jam duke marrë suplemente shtesë vitaminën C dhe D.

Disa nga ushqimet e pasura me vitaminë C dhe D janë e verdha vezës, portokallet, limoni, mishi i kuq, salmon, brokoli apo lakrat jeshile në tërësi, spinaqi, karota apo xhinxheri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat