Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, e cila njihet si njëra ndër mbështetëset më të mëdha t ish presidentit, Ibrahim Rugova dhe LDK-së, në zgjedhjet e kaluara e kishte mbështetur Vjosa Osmanin, e cila atëherë synonte pozitën e kryeministrit si kandidate e LDK-së.
Por tashmë kur Vjosa Osmani do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes, Adelina Ismaili do ta mbështesë dikë tjetër.
Ajo ka vendosur që përsëri t’i qëndrojë besnike LDK-së, dhe ta përkrah kandidaten për deputete Marigona Gecit, e cila është vajza e Gani Gecit.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook vet Gani Geci.
“Adelina Ismajli artistja më e fuqishme që gjithmonë kanë mbështet presidentin Rugova i japi mbështetje të parezervë Marigona Gecit ✌️ Femra e vetme që do ta mbështesim në politikë dhe në këto zgjedhje është Marigona Geci”, ka shkruar Gani Geci, përcjellë “Bota sot”.
