Javën e kaluar, në emisionin “Për’Puthen Prime” erdhi një hyrje e re, një vajzë 23-vjeçare e cila trazoi menjëherë ujërat dhe ngjalli interes të madh tek djemtë.
Vajza brune quhet Jasmina Kadriu dhe vjen nga Peshkopia, ndërsa arsyeja e ardhjes së saj në emision ishin djemtë dhe trazimi i ujërave (siç ajo vetë e tha).
Gjatë prezantimit, konkurrentja e re shprehu edhe pëlqimin e saj të parë për dy nga djemtë e emisionit, Rinianin dhe Locon (Elvisin).
Mirëpo, prezenca në emision e ka bërë Jasminën të ndryshojë mendje dhe ajo ka tashmë dy pëlqime të tjera.
Ajo ka shfaqur afrimitet të madh me Andin dhe Erlindin, ndërsa të dy djemtë janë “në luftë” për ta bërë për vete.
Sonte, Erlindi e surprizoi Jasminën në mes të emisionit, pasi ajo u mërzit mbrëmjen e kaluar pas debatit të ashpër me Mevlanin. Madje, Jasmin u revoltua aq shumë, saqë doli nga studio mes lotësh për të shmangur vazhdimin e debatit me Mevlanin dhe nuk zgjodhi asnjë djalë për takimin e ardhshëm.
Për ta bërë të ndihet më mirë, konkurrenti i dhuroi një pellush unicorn Jasminës, dhuratë e cila sigurisht që e lumturoi. Madje, ajo pozoi në Instagram me arushin e ri.