Në një intervistë të fundit Drew Barrymore i është përgjigjur hapur pyetjeve personale duke zbuluar detaje nga jeta e saj. “Je zhytur ndonjëherë në det lakuriq?”-ishte një pyetje që iu drejtua aktores, e cila tha se pëlqen ta bëjë shpesh këtë.
“Sigurisht që po, më pëlqen shumë të zhytem lakuriq. Më duket si diçka vazjash. E bëj shpesh me shoqet e mia, me vajzat e mia. Thjesht heqim rrobat dhe zhytemi në ujë”-tha Drew.
“E ke bërë ndonjëherë në makinë?”-ishte pyetja e rradhës për aktores, e cila vuri duart në fytyrë e vendosur në siklet dhe tha: “Kush nuk e ka bërë?”, por duke mos dhënë më shumë detaje.
“Kryen marrëdhënie me drita ndezur apo fikur?”-ishte një tjetër pyetje për Drew. “Jam pak e çuditshme kur vjen puna tek drita. Më pëlqen drita natyrale, ose një dritë e zbehtë. Jam shumë e ndjeshme tek drita”-tha aktorja.