Aktori i mirënjohur i humorit, Julian Deda, është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.
Përveçse e shohim në ekran, ai mundohet të jetë sa më aktiv për ndjekësit e tij në rrjete sociale dhe ndan shpesh momente të përditshmërisë.
Juli është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar fragmente të vjetra nga rinia e tij.
Ai ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet shumë i ri, me flokët e gjatë dhe një model tjetër mjekre.
Në fakt, aktori duket kaq ndryshe në këtë foto dhe na kujton gjithashtu fillimet e tij në “The SHBLSH”.