Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të 2019-tës. Ata u bekuan me një djalë, që e pagëzuan me emrin Zëri.
Për pak ditë vogëlushi do të festojë 2-vjetorin e lindjes dhe tashmë është bërë një çun i madh!
Aq i madh, sa i bën i pari dhuratë të ëmës për Shën Valentin!
Duke qenë se ka filluar kopshtin, Zëri i ka përgatitur me ndihmën e edukatoreve një kartolinë dashurie mami Elitës, të cilën e kanë ndarë gjithashtu edhe me ndjekësit në InstaStory.
“Gëzuar ditën e Shën Valentinit mami, të dua”- ka shkruar Zëri dhe kjo në fakt është dhurata e parë që ai i bën Elitës!
