Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, po përfundon albumin e saj të radhës.
Albumi i saj i parë “Expectations” ishte mjaft i suksesshmëm dhe tani ajo është gati për të sjellë një tjetër album, të cilin, duket, se fansat po e presin me padurim.
Bebe Rexha, në një sërë statusesh të bëra në rrjetin social Twitter, ka pohuar se albumi i saj i ri do të jetë i errët me tekste këngësh, që flasin për vuajtjen, tradhtinë dhe depresionin në përgjithësi.
Një nga fansat nuk duroi dhe e pyeti se cila do të jetë ngjyra e albumit, dhe Bebe ju përgjigj “e zezë”.
Ndërkohë një tjetër, e pyeti nëse këngët e reja të albumit kishin ngjashmëri me super hitin e saj “I’m a mess”, që cilësohet si një himn i personave që vuajnë nga shëndeti mendor, Rexha e pohoi një gjë të tillë.
“Po, shumë nga këngët janë super të errëta”.