“Irini, ky Covid sikur po më merr frymën”- këngëtarja rrëfen bisedën e fundit me gazetaren që humbi betejën me koronavirusin

Mediale Vip

“Irini, ky Covid sikur po më merr frymën”- këngëtarja rrëfen bisedën e fundit me gazetaren që humbi betejën me koronavirusin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:20
Irini Qirjako

Kengetarja Irini Qirjako, mikja e gazetares Zenepe Luka Çekrezi, e cila humbi jetën pas disa ditëve betejë me koronavirusin, ka folur per ditet e veshtira te mikes se saj ne perballjen me Covid-19. 

“Është një dhimbje shumë e madhe. Humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më. Më janë shteruar lotët. E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’. Grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh…”, rrëfeu kengetarja për “Shqipëria live”.

Me tej Irini Qirjako tregon kontaktin e fundit me të:

“Kam folur kur ishte sëmurë, më tha jam shumë e sëmurë, ky Covid sikur po më merr frymën, nuk fola më. Një pikëllim i madh. Ky Covid e mposhti miken tonë të shtrenjtë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat