Teksa Bora Zemani u izolua për shkak të ‘Covid-19’, i biri, Arbori u kujdes t’i dhuronte mamit shumë gëzim sapo ta takonte sërish.
Dhe si do thoni ju? Duke i dorëzuar një çertifikatë, në të cilën vogëlushi vlerësohet për punën e bërë.
“Çertifikatë vlerësimi i jepet nxënësit Arbor Veli për punë të shkëlqyer”, shkruhet mbi fletën ku mami Bora nuk e ka fshehur dot gëzimin dhe krenarinë.
“Krenaria ime. Arbor dashuria”, ka shkruar ajo krah fotos së publikuar.
Kjo duhet të ketë qenë mënyra më e bukur për të mbyllur fundjavën, pas lajmit se tashmë Bora është negative nga ‘Covid-19’. Me disa foto të medikamenteve që ka konsumuar gjatë kësaj kohe, moderatorja njoftoi dje se tanimë është negative e shumë shpejt do ta shohim në ‘Përputhen’.
