Era Istrefi e ka vlerësuar lart klipin e ri të Rita Orës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën e re.
Artistja erdhi mahnitëse në klipin e ri, në të cilin u shfaq e veshur me kostume tradicionale shqiptare, duke treguar prejardhjen e saj.
Për këtë paraqitje, Rita është komplimentuar edhe nga komuniteti i artistëve shqiptarë, të cilët e komplimentuan atë për këngën.
Mes tyre është edhe Era Istrefi, e cila e quan kryevepër projektin e saj.
“Wowww!!! Më pëlqen kjo kryevepër”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, kënga e Ritës në duet me Imanbek, ka marrë afro gjysmë milion klikime në YouTube, ndërsa mini-albumi po kryeson tabelat.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/13/auto_150112328_252340763047350_1135921842362635047_n1613226035.jpg)