Jessica ka reaguar pas të rejave të fundit rreth Robertit.
Robert Berisha ditët e fundit u shfaq në momente intime me Maria Bove, duke lënë të kuptohet se ka diçka më shumë se miqësi mes tyre.
Por, nëse kërkon në llogaritë e tyre në Instagram, dyshja më nuk e ndjekin njëri-tjetrin, madje kanë fshirë çdo gjurmë të tyre.
Pas gjithë kësaj, nuk ka munguar reagimi i Jessica Kadiut, e cila pas ndarjes së Robertit nga Nora Istrefi, ishte komentuar për një lidhje me të.
“Imagjino të bësh gjithë atë punë për atë lidhje dashurie dhe të përfundojë për dy ditë”, ka shkruar ajo në Instagram.
Mesa duket e gjithë ajo çfarë kemi parë mes Robertit dhe Marias ishte vetëm flirt i momentit .