Ana dhe Riniani kishim takimin e tyre të parë.
Konkurrentët e “Përputhen”, Riniani dhe Ana së fundmi shijuan takimin e parë.
Madje në takim Riniani hapi zemrën dhe rrëfeu gjëra të reja për të shkuarën e tij, pasi u pyet se përse kishte tradhëtuar tha se ka qenë në një moshë shumë të re dhe për shkak të punës së tij si striptist.
Ana mbeti e habitur pas kësaj deklarate, ndërkohë që ai e ftoi atë në një kërcim, teksa Ana dhe Riniani u dukën tepër të afërt në takim dhe madje i bënë edhe dhurata njëri-tjetrit.
Ata shkuan të zgjedhin parfume, ndërsa konkurrentja u shpreh se dëshironte të zgjidhte një parfum që i përshtatej karakterit të Rinianit.
Së fundmi fjalët e Anës janë ironizuar nga ish-konkurrenti Arbër Aruçi. Ky i fundit doli me Anën në takim teksa ishte i pranishëm në emision dhe u përballën ashpër kur Arbri deklaroi se Ana i kishte thënë se dëshironte të dilnin çift nga “Për’puthen”.
“Parfumi dhe karakteri. Si mendoni ju, përputhen apo jo? Vetëm profesori edhe Loco e sqaron ku do me dalë Ana me filozofinë e saj.”- ka shkruar ai