Këngëtarja shqiptare i ka kushtuar disa fjalë zemre nënës së saj.
Këngëtarja shqiptare, Big Mama, jo rrallë herë shpreh dashurinë e madhe që ka për nënën e saj.
Për Big Maman sot është një ditë e veçantë për shkak se nëna e saj festoon ditëlindjen ku nuk ka munguar urimi dhe befasia e madhe e moderatores për të.
Ajo postoi disa Instastory në profilin e saj zyrtar ku edhe i dedikoi fjalët më emocionuese nënës.
Big Mama publikoi pamjet e darkës ku shihen disa trëndafila të kuq dhe ëmbëlsira e cila barti urimin e ditëlindjes.
Më vonë ajo postoi edhe një fotografi me nënën ku shihej në përqafimin e saj të ngrohtë ku i shkroi fjalët më të ëmbla për të, “Dashuria kuptimi i jetës time”.