Aktori i njohur së fundmi përdori klikimet e Rita Orës për të ironizuar me ‘klikimet e paguara’ të estradës shqiptare.
Naser Rafuna, është një ndër fytyrat publike i cili gjithmonë shpreh atë që mendon.
Së fundmi Rita Ora ka lansuar albumin e saj të titulluar “Bang”, i cili gjatë ditës nuk kishte arritur të kalonte shifrën prej 300 mijë klikimesh.
Aktori ka shfrytëzuar rastin të ironizojë me estradën duke marrë shembull klikimet e Ritës duke thënë se ndonëse ajo ka famë botërore nuk po arrin të grumbullojë as gjysmën e klikimeve të artistëve që jetojnë në Kosovë e Shqipëri.
Naser Rafuna u shpreh se nuk ia vlen që ajo të jetojë në Londër sepse këngëtarët në Kosovë e Shqipëri arrijnë rreth 2 milionë klikime brenda ditës.
Duket se ky postim i humoristit vjen si një ‘shpatë me dy tehe’ pasi mund të kuptohet se më shumë postoi për të thumbuar këngëtarët e vendit se sa të ngushëlloj Rita Orën.
Vlen të theksohet se Rita Ora tashmë ka arritur afro 500 mijë klikime në videoklipin e saj.