Aktorja kryesore e filmit “Zgjoi” ka realizuar një fotosesion.
E veshur me ngjyrë të kuqe dhe trëndafila të kuq pranë saj, Yllka ka shkrepur disa imazhe nga fotografi i njohur Fadil Berisha.
Ai ka publikuar një foto nga seti dhe i ka shkruar një mbishkrim.
“Gati për çmimin e saj, sot fotosesionin me Yllka Gashin”, ka shkruar në fotografinë që i ka publikuar.
Ndryshe, Yllka Gashi luan rolin kryesor në filmin “Zgjoi” ku interpreton rolin e Fahrijes.
