Khloe Kardashian ka pranuar dhurata nga ish-partneri.
Basketbollisti i njohur Tristan Thompson ka vendosur që të surprizojë të nënën e vajzës së tij, Khloe Kardashian.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa imazhe të surprizës që ai i ka bërë.
Në imazhet e publikuara shihet lule të shumta dhe balona, të cilat Tristan i ka bërë për bukuroshen brune.
Po ashtu, ajo çka mori vëmendje është etiketimi që ajo i ka bërë basketbollistit, në po të njëjtat fotografi.
Kujtojmë se dyshja, që flitet se u bashkuan vitin e kaluar, ndajnë një vajzë që quhet True.

