Në emisionin e radhës në “Përputhen Prime” kishte edhe emocione.
Mevlani ishte ai i cili bëri që të ketë edhe lot në studio.
Ledjana u përlot, teksa ai i këndoi këngën kushtuar asaj. Të dy konkurrentët dolën në skenë, derisa Mevlani këndonte Ledjana iu hodh edhe në përqafim.
Ndryshe, të dy protagonistët e emisionit kanë pasur dy takime mes njëri-tjetrit në të cilat janë njohur më mirë por nuk ka pasur diçka më shumë.
Rikujtojmë se, së fundi Ledjana ka shprehur xhelozi në takimet e Mevlanit me Antonelën.