Çifti i shumë komentuar i showbizzit shqiptar siç duket i kanë dhënë lidhjes së tyre edhe një shans.
Mozzik dhe Loredana janë arratisur në pushime bashkë me vajzën e tyre, Hanën.
Ata publikuan fotografi në profilet e tyre zyrtare në Instagram teksa shihet se kanë postuar imazhet nga i njëjti vend.
Dyshja nuk e kanë bërë publike se cili është vendi që kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë pushimi.
Ndryshe, Mozzik dhe Loredana festuan edhe Shën Valentinin së bashku.