Rita Ora e shkëlqyeshme në performancën e fundit live, por kritikohet nga publiku

Mediale Vip

Rita Ora e shkëlqyeshme në performancën e fundit live, por kritikohet nga publiku

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:36
Rita Ora

Shikuesit e emisionit “Dancing On Ice” që transmetohet në kanalin “ITV”, e kanë kritikuar këtë shou për faktin se e kanë ftuar Rita Oran për të performuar.

Këngëtarja me prejardhje kosovare e interpretoi live këngën e saj të re “Bang Bang”, në edicionin special të shout “Dancing On Ice” për Ditën e të Dashuruarve, por shumë shikues reaguan kundër paraqitjes së saj përmes rrjetit social Twitter, duke thënë se Ora nuk është personi i duhur për të performuar në këtë ngjarje, për shkak të shkeljes së masave anti-Covid më shumë se një herë, gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Nuk kishe ndonjë ndejë për të shkruar sonte Rita?”, kishte shkruar një shikues.

“Shumë i zhgënjyer nga shou #dancingonice për përzgjedhjen e Rita Orës për të performuar sonte, sidomos pasi ajo i shkeli rregullat e karantinës. Mendoj se ky është vendim i dobët nga ana ITV-së dhe duket sikur e kanë falur atë për shkelje të ligjit”, kishte shkruar një tjetër adhurues.

Një tjetër shikues e kritikoi kanalin “ITV” që po e lejon Ritën ta shfrytëzoj këtë platformë për ta promovuar muzikën e saj, derisa ajo e kishte nënvlerësuar mundin dhe sakrificën e punëtorëve shëndetësorë, duke i shkelur rregullat e karantinës për të bërë qejf për ditëlindjen e saj.

Por, kishte edhe shikues të tjerë të cilët i dolën në mbrojtje Rita Orës, duke thënë se ajo është penduar për gabimin e saj, ka kërkuar familje publike si dhe e ka paguar shumën e dënimit të saj për shkelje të masave anti-Covid.

paraqitjen e parë televizive nga koha kur u bë cak i kritikave në mediat dhe portalet botërore, Rita Ora dukej e mahnitshme e veshur e tëra në të kuqe. Ajo e dha një interpretim të mirë dhe energjik në skenë, teksa shoqërohej nga tre patinazhist artistik.

Aktualisht Ora është në Australi, ku po e xhiron edicionin e ri të talent shout, “The Voice”, ku ajo shërben si mentore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat