y konkurrentët e “Përputhen” janë acaruar me njëri-tjetrin.
Para pak ditësht në “Përputhen” erdhi një konkurrent jo edhe aq i zakontë.
Julian Lala, 29 vjeç, u prezantua si një shpirt aventurier, që ka shëtitur Shqipërinë në këmbë e ka vizituar shumë vende të botës duke fjetur shpesh edhe në shpella.
Si një personazh i ri ai nuk është angazhuar shumë në program, por sot pati një përballje të ashpër me Sindin.
Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse ishte si vaj Borshi, ekstra i virgjër.
Mirëpo Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment, madje ju kthye shumë ashpër konkurrentit. Ajo e cilësoi shprehjen e tij si shumë seksiste dhe shpërtheu në të bërtitura kundër Julianit.
Madje ajo kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”. Debati mes tyre vijoi gjatë dhe Juliani u shpreh se nuk ja tha me të keq dhe nuk e dinte që ajo nuk mbante shaka të tilla.