Loredana dhe Mozzik po shijojnë pushimet në Dubai.
Loredana dhe Mozzik me rastin e Shën Valentinit kanë udhëtuar drejtu Dubait.
Çifti po i shijojnë disa ditë të mira pushimi bashkë me vajzën e tyre, Hanën, ndërsa nuk ngurrojnë të sjellin fotografi të njëri-tjetrit.
Së fundi, ishte Loredana ajo e cila publikoi disa fotografi të Mozzikut, në njërën prej tyre vuri në pah tatuazhin e tij.
Ndërsa, në fotografinë tjetër, ajo shfaq Rolexin e reperit, duke mos lënë asnjë dyshim se ata janë bashkë.
