Shtatzënia e dytë e këngëtares Rona Nishliu ishte surprizë për të gjithë, sepse ajo e ndau këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale më 25 gusht të vitit të kaluar, në ditën e saj të lindjes.
Pas vajzës, Noa-s, ajo dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Bardhyl.
Ditën e djeshme, këngëtarja ndau për herë të parë në rrjete sociale një foto familjare, si për të festuar kështu “Shën Valentinin”.
Rona shfaqet e buzëqeshur teksa shihet në sy me bashkëshortin e saj, ndërkohë që në krahë mbajnë të vegjlit e tyre.
“Gëzuar ‘Shën Valentinin’ e vonë! Na falni, por ishim të zënë duke krijuar kujtime të çmuara”, shkroi Nishliu.
Rona u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie të fshehtë.