Para pak javësh “Për’puthen” ju bashkua një konkurrent aspak i zakonte. Julian Lala, 29 vjeç, u prezantua si një shpirt aventurier, që ka shëtitur Shqipërinë në këmbë e ka vizituar shumë vende të botës duke fjetur shpesh edhe në shpella. Si një personazh i ri ai nuk është angazhuar shumë në program, por sot pati një përballje të ashpër me Sindin.
Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse ishte si vaj Borshi, ekstra i virgjër. Mirëpo Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment, madje ju kthye shumë ashpër konkurrentit. Ajo e cilësoi shprehjen e tij si shumë seksiste dhe shpërtheu në të bërtitura kundër Julianit.
“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.
Madje ajo kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”. Debati mes tyre vijoi gjatë dhe Juliani u shpreh se nuk ja tha me të keq dhe nuk e dinte që ajo nuk mbante shaka të tilla.
Gjatë këtij debati ndërhyri edhe Mevlani, që tha se Juliani nuk i ofendoi dhe me siguri Sndi nuk do reagonte në këtë mënyrë nëse Juliani do i thoshte se është si lule tulipani. Sindi i kërkoi Mevlanit që të mos ndërhynte, mirëpo ky vazhdoi të komentonte dhe Sindi u ngrit e u bë gati ta godiste. U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që ajo të ndalej, por më vonë Sindi u largua nga studioja me të bërtitura duke u ndjerë e ofenduar.
“Seriozisht e keni ju. Ai më ofendon, ju nuk reagoni asnjë”, tha Sindi dhe më pas u largua.
Për largimin e Sindit nga studio dhe faktin që Juliani nuk mbajti përgjegjësi për fjalët që tha, produksioni vendosi pezullimin e dy konkurrentëve.
Ky vendim u komunikua nga Bora, ndërsa Sindi dhe Juliani nuk ishin të pranishëm në studio.
Ndërkohë, ende nuk dihet për sa kohë do të zgjasë pezullimi i konkurrentëve nga emisioni.