Dua Lipa ka arritur suksesin e radhës.
Puna e saj po shpërblehet çdo ditë e më shumë me suksese të njëpasnjëshme.
Dua përmes një statusi në “Twitter” zbuloi se projektet e saj janë një nga më të dëgjuarat në botë.
“woweeee cili është albumi juaj i preferuar Future Nostalgia apo The Moonlight Edition? Nuk mund ta besoj. Numri 1 më i dëgjuar nga një artiste femër në @spotify dhe e 3 në përgjithësi … kjo është gjithçka falë juve!!!! faleminderit faleminderit një milion here”, ka shkruar këngëtarja në postim.
Ndryshe, Dua së fundi është parë më të dashurin e saj, teksa kanë festuar edhe 14 shkurtin së bashku.