Moderatorja shqiptare ka njoftuar se ka humbur një person të veçante në jetën e saj,
Arbana Osmani ka treguar se i ka ndërruar jetë gjyshi i saj.
Përmes një videoje në Instagram që ka publikuar, moderatorja njoftoi të gjithë ndjekësit e saj.
“Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas Nanës, duke na lënë pas kujtimet, Historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, me të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem gjithmonë mirënjohëse ty”, shkroi moderatorja.
