Venera Lumani ka vizituar për vetëm dy ditën vjehrrën e saj dhe ka shtuar 1.3 kilogramë në kaq pak kohë.
Doni të dini sekretin? Gatimet e shijshme të mamit të Lindit. Me foton e peshores që tregon shifrën 48.5 kilogramë, këngëtarja i drejton edhe një pyetje ndjekësve të saj: Po juve ju shëndosh vjehrra?
Nëse jeni të mendimit që shëndoshesh vetëm kur shkon tek mami sepse je në shtëpinë tënde dhe llastohesh lirshëm, Venera na tregoi se edhe vjehrra i ka të mira premisat për të dhënë të njëjtin rezultat.
Edhe pse ka shtuar pak peshë, ajo e falenderon publikisht dhe kjo është për t’u vlerësuar.
Po ju e keni provuar dorën e vjehrrës, apo i besoni më shumë nënës suaj?