Noizy nuk harroi t’i komentonte Bebe Rexhës në imazhet provokuese.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundi erdhi atraktive me paraqitjen në të brendshme.
Artistja ndau me ndjekësit në Instagram disa fotografi joshëse e veshur në të brendshme të kuqe për Shën Valentin.
Ajo pozoi në një kënd të kuzhinës, teksa tha se po përgatit ushqimin për partnerin e saj.
Në mesin e shumë komenteve të bie në sy ai i reperit Noizy, i cili e “ngacmon” këngëtaren publikisht.
“Shujtë e plotë dhe ëmbëlsirë”, kishte shkruar Noizy sipër fotografive joshëse të saj.