Hueyda El Saied është kujtuar për një nga herët që ka qenë në koncertin e artistit të saj të preferuar, Stevie Wonder.
Ne nuk dimë për çfarë të xhelozojmë më parë, për faktin që Hueyda e ka ndjekur artistin me famë botërore nga afër, apo për mallin që kemi për kohën kur nuk kishim pandemi.
“Më mungojnë këto kohëra kur s’kishim frikë të shkonim në koncertin e këngëtarit të preferuar e të këndonim pranë të panjohurve”, ka shkruar ajo për të përmbledhur gjithë ndjesitë me pak fjalë.
Nuk e dimë për ju, por ne njësoj si Hueyda na ka marrë malli më shumë se për çdo gjë, për argëtimin mes të panjohurve, kërcimin, koncertet, festat, çdo gjë e realizuar mes shumë njerëzish. Të ngrejë dorën kush ndihet njësoj…
