Ermali dha një mesazh domethënës në këtë ditë feste.
Sot (17 shkurt) shqiptarët kudo në botë festojnë përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet.
Figura të njohura publike kanë uruar në mënyra të ndryshme për këtë datë të shënuar, që në orët e para të mëngjesit.
Ndër ta, edhe këngëtari Ermal Fejzullahu zgjodhi që ditën e Pavarësisë ta urojë në një mënyrë të veçantë.
Ai publikoi një kolazh fotosh me ish-ushtarët e UÇK-së, teksa thekson se falë tyre ne sot gëzojmë lirinë, por nuk harron ta përmend Gjykatën Speciale.
“Urime. Ju jeni simbol i sakrifices, ju jeni luftetare te se vertetes, ju jeni deshmoret e lirise, ju keni nderin e kombit. Fale jush ne sot gezojme lirine. Turp per ata qe i gezohen gjykates speciale”, janë fjalët e Ermalit.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga ky artist është “Përjetësi”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Fifin.