Një nga rokerët më me zë të muzikës shqiptare është rikthyer me një këngë mjaft të ndjerë.
Po flasim për artistin Naser Berisha, i cili shkruan kështu në profilin e tij në FB teksa publikon këngën më të re:
"Të dashur miq dhe adhurues të muzikës sime. Më poshtë e keni tekstin dhe linkun e këngës time të parë të posa publikuar në vazhdën e këngëve që do të pasojnë derisa të publikohet albumi si i tërë gjatë verës së këtij viti. Është kënga e dedikuar për 30 vjetorin e vjdekjes së nënës time. Kjo këngë shkon për të gjithë ju që në këto momente ndjeni mungesën e nënës".
Më tej Naseri shkruan dhe tekstin e kësaj kënge që e ka shkruar vete së bashku me muzikën, ndërsa mix-master është punuar nga Egzon Sadiku.
Projekti më i ri "Himni i nënës" ardhur nga këngëtari i njohur, ka edhe një video që mund ta shihni pak më poshtë.BS