Aktorja e famshme e “Hollywood”-it, Salma Hayek, ka vendosur që t’u përgjigjet të gjithë atyre që e akuzojnë se është martuar me bashkëshortin e saj miliarder, François-Henri Pinault, për paratë e tij.
Ata janë martuar më 14 shkurt të vitit 2009 dhe kanë një vajzë 13-vjeçare, Valentina. Ata vetëm pak ditë më parë festuan përvjetorin e martesës, e cila përkon edhe me ditën e Shën Valentinit.
54-vjeçarja ka folur rreth spekulimeve për marrëdhënien e saj me francezin, në podkastin Armchair Expert.
“Ai më ka bërë të ndihem shumë mirë. Kur u martova me të, të gjithë thanë: ‘Ajo u martua me të për paratë!’, po mendoni atë që dëshironi, kemi 15 vjet së bashku dhe ne jemi të fortë”, ka thënë aktorja
Kujtojmë se bashkëshorti i saj është shefi ekzekutiv i grupit “Kering” dhe mbikëqyr markat përfshirë Gucci, Alexander McQueen dhe Yves Saint Laurent.