Të hënën që lamë pas Saimiri eliminoi nga “Love Story” Xhesin, vetëm një javë para finales. Ai u shpreh se për dy vajzat e tjera, Merin dhe Generdën, ka më shumë ndjenja, ndaj vendosi që Xhesit të mos i dhuronte një trëndafil.
“Xhesi je vërtetë një vajzë shumë e rrallë dhe unë të vlerësoj shumë si njeri dhe të uroj nga zemra ta gjesh dashurinë e jetës”, u shpreh Saimiri.
Ndërsa kjo e fundit tha se nuk është zhgënjyer kurrë nga Saimiri dhe se e ka shijuar shumë si eksperiencë. Ndërkohë në një intervistë të dhënë për “Daily Love Story”, Xhesi tha se e kishte kuptuar gjatë mbrëmjes se do të eliminohej, sepse Saimiri dukej që kishte më shumë afrimitet me dy vajzat e tjera.
“Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë”, u shreh vajza nga Shkodra.
Ajo tha se e ka përjetuar pak me stres mbrëmjen e fundit dhe se ka marrë një mesazh nga nëna e saj pas eliminimit.
“Tani po shikoja mesazhet e mamit dhe po më thotë “tani qetësohu, pusho”, sepse e ka pasur edhe ajo pak atë pjesën e stresit që po përjetoja unë”, tha Xhesi.
Ndërsa kur u pyet se cilën nga vajzat sheh si partneren e ardhshme të Saimirit, ajo nuk preferoi të japë një emër, por tha se e ka një mendim të sajin. Xhesi u shpreh se “princi modern” mund të krijojë një lidhje afatgjatë me vajzën që do të zgjedhë, sepse si ai edhe Meri me Generdën kanë baza shumë të mira.