Këngëtarja së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo është pyetur nga fansat e saj se në cilin muaj do e lind fëmijën.
Afërdita Dreshaj zbuloi për ndjekësit dhe fansat e saj se do të lind në muajin mars, pra ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ndryshe, këngëtarja do të lind një djalë dhe do të bëhen prindër bashkë me bashkëshortin e saj, Jakup Kindl.
Afërdita Dreshaj, ka tashmë kohë që është martuar dhe gëzon një jetë të lumtur bashkëshortore.