Roza Lati e krahasoi me jashtëqitjen, reagon ashpër ish e dashura e Stresit

Mediale Vip

Roza Lati e krahasoi me jashtëqitjen, reagon ashpër ish e dashura e Stresit

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Roza Lati

Ish e dashura e reperit i ka reaguar moderatores shqiptare pas ofendimit që ajo i bëri.

E ftuar në njërin nga emisionet televizive, Roza Lati e krahasoi me emotikonin jashtëqitje teksa i ka reaguar edhe Stresi.

Ajo shprehi një koment rreth të dyve, për Stresin tha se është shumë djalë i mirë ndërsa Keisin e ofendoi.

“Apapa për Stresin e kam këtë zemrën sepse Stresi është si zemër, është djalë shumë korrekt dhe djalë shumë i mirë. Kurse për atë vajzën ka ngelur kjo, emoji i jashtëqitjes. Nuk do doja t’i vija këtë, do të doja t’i vija këtë emojin e inatit, por kjo ka ngelur për reagimin e saj ekstrem kot pa lidhje që pati për skeçin që kam bërë me Stresin, por disa njerëz, disa gjëra i bëjnë edhe për vëmendje dhe për fame”- u shpreh ajo.

Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe reperi Stresi i reagoi Roza Latit duke i thënë se nuk i vie as deri të thembra ish të dashurës së tij.

“Roza si do të ndiheshe nëse të ofendoj nënën ty? S’mundem të të ofendoj të dashurin, cilin i bie të ofendoj dy tre emra. Keisit nuk i vijnë as tek thembra vajza si ty”- shkroi ai.

Ndërsa, mbrëmë i ka reaguar edhe vetë Keisi përmes një postimi në Instagram duke e komentuar gjithë situatën.

Ndër të tjera, ajo shtoi se nuk ka nevojë askush t’ia përmend emrin për famë.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat