Me sa duket, gjithçka po shkon drejt divorcit dhe gjasat janë që martesa të marrë fund. Kim Kardashian dhe Kanye West po i japin fund marrëdhënies së tyre të gjatë dhe, nga sa duket, Kanye West po e vuan më shumë këtë kohë.
Burime të afërta me reperin kanë treguar për prestigjiozen “People” se ai, prej pak kohësh, po vuan nga ankthi dhe nuk është fare mirë për këtë gjendje.
“Kanye nuk është fare mirë, është në ankth dhe ndihet shumë keq. Reperi e ka kuptuar që martesa ka marrë fund dhe që nuk mund të bëjë dot asgjë më për këtë. Gjithashtu, ai e di se çfarë po humbet, por nuk mund të bëjë dot asgjë tani”,- mësohet të ketë thënë burimi.
Mësohet po nga burme të afërta të çiftit se viti 2020 ishte një vit përpjekjesh për ta mbajtur gjallë martesën, por, për fat të keq, kjo nuk ndodhi.
Janari i këtij viti ishte thuajse vendimtar për Kim, e cila duket se e ka vendosur fundin e martesës disavjeçare me reperin amerikan.
Një prej çështjeve më të diskutueshme të mediave amerikane pas kësaj ndarjeje është edhe ndarja e pasurisë, e cila nuk do të jetë edhe aq e vështirë sa mund të mendoni. Duket se Kim është treguar e zgjuar këtë herë (meqenëse është martesa e saj e tretë). Çifti ka nënshkruar një kontratë paramartesore, kështu që pasuritë më të mëdha janë në pronësi të pavarur.