Takimi i parë i Atdheut dhe Sarës ishte mëse romantik, me dyshen që ishin shumë pranë njëri tjetrit.
Sara tha se e zgjodhi Atdheun pasi ishte enigmatik dhe kërkonte ta zbulonte se kush ishte në të vërtetë.
Ndërkohë Atdheut i ranë më shumë në sy tatuazhet, duke i thënë se kërkonte t’i shihte dhe në atë moment, i ngre këmbët për të parë pistoletën që kishte në kyç.
Më pas ajo ngriti bluzën për t’i treguar gjarprin që kishte tatuazh në të gjithë kurrizin.
“Kur do i bëjmë ato seancat e psikologjisë, të jesh me syzë si nëpër filma,” tha Atdheu. “Kur të duash,” tha Sara.