Generda Braçe, tashmë njëra nga finalistet e spektaklit Love Story, ka treguar emocionet që përjetoi kur mori trëndafilin nga Saimiri.
Ajo u shpreh për programin “Daily Love Story” se është e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.
Më tej, ajo ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.
E prisje trëndafilin?
Deri diku po, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera.
Çfarë do të thotë për Generdën të jetë në finale?
Jam shumë e lumtur, në radhë të pare, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur.
Si e shikon Merin, konkurrenten tënde?
Unë nuk shoh vajzat si konkurrente, por shoh se si sillet Saimiri me vajzat. Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale.
Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale?
Nuk e them këtë.
Po eliminimin e Xhesit e prisje?
Të them të drejtën, nuk prisja asnjë eliminim, isha me shpresën se Saimiri kishte dhe një trëndafil të fshehur. Fundin nuk e mendoj akoma, dua ta shijoj këtë javë.