Rina Balaj ditë më parë publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ndau disa sekuenca të këngës së re.
Për këtë projekt, rep-artistja ua vuri kusht fansve që të bëjnë 500 mijë komente, në rast se dëshirojnë ta publikojë atë.
Fansat u mobilizuan dhe e plotësuan kushtin e kërkuar nga Rina dhe ky fakt e gëzoi jashtë mase atë.
“Qe 500 mijë, faleminderit të gjithëve, nuk do të dëshpëroheni. Qëndroni për Bad Rosita”, shkruan Rina.
Ndryshe, kënga e fundit e saj mbetet “Zjarr”, e shoqëruar edhe me videoklip.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/18/auto_kkkk-21613684754.jpg)