Enca vjen tejet atraktive në klipin e ri.
Enca Haxhia po punon drejt përfundimit të këngës së re, të cilën e sjell të vizualizuar edhe me videoklip
Artistja, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat sjell pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.
Ajo shfaqet joshëse e veshur me një fustan me dekolte të hapur e të çarë tek këmba, ndërsa pozoi e shtrirë në dysheme.
“NDOSHTA …⏳”, ka shkruar ajo sipër këtyre imazheve, duke treguar edhe një herë titullin e këngës së re.
Enca nuk ka preferuar të japë ende një datë për këngën “Ndoshta”, por pritet që të publikohet shumë shpejt.
Dueti “Break Down” me Don Xhonin, mbetet kënga e fundit nga Enca Haxhia, e lansuar vitin e kaluar.