Të ftuarit special në puntatën e fundit të emisionit ‘Glamour Zone’, ishin çifti i mirënjohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi.
Ndër të tjera, Mihrija zbuloi momentin më të tmerrshëm të jetës së saj.
Ester Bylyku: Më trego momentin më të frikshëm që ke përjetuar gjatë jetës tënde?
Mihrije Braha: Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën, dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra, ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin, dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, mëpas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në atë situatë njeriu përjeton traumë.