Fjoralba tregon për simptomat që po i përjeton pas riinfektimit me koronavirus.
Moderatorja shqiptare Fjoralba Ponari ditë më parë ka njoftuar se është infektuar për herë të dytë me COVID-19.
Përmes disa postimeve, ajo ka treguar se kësaj radhe simptomat janë më të forta, ndërsa është duke u rikuperuar në shtëpi.
“4 ditet e para qe kur me nisen simptomat, kam pasur dhimbje aw sa nuk flija dot… kam dy dite qe jam pak me e qete dhe qe po e marr veten”, shkruan ajo.
Po ashtu, moderatorja shtoi se ka humbur shijen dhe nuhatjen, andaj është dobësuar për shkak se nuk shijon asgjë.