Gazetarja Fjorda Llukmani, e cila është shoqe e Julit në emisionin “Për’puthen”, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar sherrin e tij me Sindin, që është bërë virale menjëherë.
Ajo tha se nuk e ka shok të ngushtë Julin, por kanë patur një udhëtim të përbashkët në Evropë.
“Bën shaka me këdo dhe e ka bërë pa tendencë. Djemtë aty nisën duke qeshur, e kjo bëri që Sindi të reagonte ashtu. Nuk më pëlqeu reagimi i saj në fillim, por më pas thashë mos ndoshta është bërë pishman që ka thënë se është e virgjër. Sa herë që ja kujtojnë, ajo sikletoset. Sindi ka nevojë për pak pushim. Jemi popull gjaknxehtë dhe na del situata jashtë kontrollit ndonjëherë”, tha ajo.
Ndërkohë në lidhje me puthjen e Sarës me Atdheun që në takim të parë Fjorda tha se “shyqyr që u puthën”, pasi publiku ka që në shtator që pret puthje,
“Atdheu është i çik i lëvizur, rëndësi ka që të ketë lëvizje dashurie, që të mos ngelin vetëm te fjalët”, shtoi ajo.
Ndërsa për komentin e Antonelës që tha për takimin e tyre se ishte si “film pornografik”, gazetarja tha: “Edhe ajo vetë afrohet më çunat, ajo e puthi vetë Mevlanin. Ishte personi i gabuar që tha një gjë të tillë”.