Ryva po shijon disa ditë pushimi në Durrës.
Këngëtarja Ryva Kajtazi ka ndarë me ndjekësit imazhe nga udhëtimi i saj në Shqipëri.
Në një fotografi, ajo u shfaq e veshur me veshje sportive, të kombinuar me atlete të kuqe dhe çantë bardhë e kuq.
Artistja dukej në formë shumë të mirë teksa po shijonte motin e mirë pranë pishinës së hotelit ku po qëndron.
Ndryshe, këngëtarja pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve të saj.
Kujtojmë se “Santorini” titullohet projekti i fundit muzikor nga Ryva Kajtazi, e publikuar dy vite më parë.