Princesha e Britanisë së Madhe, Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank ia kanë vënë emrin djalit të tyre, August Philip Hawke Brooksbank.
Këtë e bëri të ditur Pallati Buckingham me anë të një njoftimi.
Foshnja, i cili është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës Elizabetë II, u lind më 9 shkurt të këtij viti në Spitalin Portland të Londrës.
Njëri nga tre emrat foshnjës është i njëjtë me atë të gjyshit të Eugenie, Princit Philip, i cili për momentin është i shtrirë në spital.
Princesha Eugenie, është vajza e vogël e Princit Andrew dhe Sarah, dukeshës së York dhe mbesa e Mbretëreshës Elizabetë.
Foshnja, August Philip Hawke Brooksbank është fëmija i saj i parë dhe është i 11-ti në radhë për fronin në familjen mbretërore, shkruan AP.