Megan Fox e mohon se ka folur kundër mbajtjes së maskës si mbrojtje ndaj COVID-19

Mediale Vip

Megan Fox e mohon se ka folur kundër mbajtjes së maskës si mbrojtje ndaj COVID-19

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:20
Megan Fox

Megan Fox ka reaguar ndaj një postimi të falsifikuar në rrjetet sociale ku kinse ajo kishte shkruar kundër vënies së maskës për mbrojtje nga COVID-19.

Aktorja 34 vjeçare ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram se “kurrë nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me vënien e maskës”, shkruan People.

“Është e frikshme se si mund të bëhesh virale dhe të kryqëzohesh nga shoqëria për diçka që nuk e ke bërë kurrë”, ka shkruar Fox në rrëfimin e saj në Instagram.

Krahas reagimit, aktorja ka publikuar edhe një fotografi bashkë me të dashurin e saj, këngëtarin Machine Gun Kelly, derisa ajo mbante dy maska për shkak të pandemisë me koronavirus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat