Mozzik dhe Loredana janë duke kaluar disa ditë së bashku.
Mozzik dhe Loredana duket se po e shijojnë në maksimum kohën që kalojnë me njëri-tjetrin së fundmi.
Së bashku apo jo, dyshja po i gëzojnë pa masë fansat e tyre pasi po paraqiten në vendet e njejta me fëmijën e tyre, Hanën.
Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të meshkujve.
Kjo bluzë duket se i takon Mozzik, sepse atë e ka pasur reperi në videoklipin e këngës Madonna.
Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.
Ndërsa Loredana i ka kthyer përgjigjen pa humbur kohë, “A mund të njihemi?”.
