Bes Kallaku ka folur shpesh për lidhjen e ngushtë me Ijen, gjyshen që e ka rritur.
Foto e videot me të kanë marrë vëmendje për të qeshurat dhe batutat e veçanta, por sot humoristi ka publikuar një foto mjaft domethënëse.
“Sa herë vij ta takoj, këtë dorë e gjen gjithmonë kështu. Ija e shpirtit. Zoti e ruajtët këtë brez të vuajtur, dashninë e madhe”, ka shkruar ai krah fotos me dorën e Ijes.
Kjo lidhje speciale na kujton të gjithëve për dashurinë më të ëmbël, atë të gjyshërve dhe me siguri të gjithë jeni në një mendje me Besin kur lutet për të.